Greqia paralajmëron Shkupin e Beogradin: Hapni kufijtë!

Ministria e Jashtme greke i ka dërguar një notë të ashpër proteste Maqedonisë dhe Serbisë lidhur me qëndrimin e këtyre të fundit në çështjen e emigrantëve dhe mbylljes së kufijve.

Sipas Ministrisë së Jashtme greke, mbajtja mbyllur e kufijve midis saj, Maqedonisë dhe Serbisë rrezikon të dëmtojë rëndë marrëdhëniet dypalëshe me gjithë efektet që ky qëndrim i Athinës do të ketë në proceset integruese të tyre, por edhe në kuadër të situatës politike në rajon, ndaj Athina i fton këto vende të hapin kufijtë dhe të lejojnë kalimin e emigrantëve që kanë destinacion vendet perëndimore.

Ky qëndrim i Athinës i bashkangjitet asaj që qarqe diplomatike e quajnë përballje me vendet e “korridorit ballkanik të emigrantëve”, për çështjen e mbylljes së kufijve.

Nota e protestës së dërguar mbasditen e së shtunës,vlerësohet si e ashpër dhe konsiderohet si një mjet presioni për mundësinë e hapjes së kufijve dhe pakësim të barrës tepër të rëndë të mbajtjes së më tepër se 70 mijë emigrantëve që tashmë kanë mbërritur ose po mbërrijne në Greqi.

Ajo është në kuadër të incidenteve të krijuara mes saj dhe Austrisë për vendimin e kësaj të fundit për të mos lejuar emigrantët të kalojnë transit në territorin e saj.

Artikulli paraprakVIDEO – Flasim për diturinë
Artikulli vijuesRinia e BESËS organizoi debat për “Vështirësitë e arsimit shqip në Kumanovë”