Gazetari Endri Xhafo: Një mbrojtje e thjeshtë dhe logjike për Mërgim Mavrajn

Gazetari Endri Xhafo njihet si filofrancez, meqë dhe është arsimuar për një kohë në atë vend; e, kur është fjala për njerëz të lidhur shpirtërisht me Francën, priteni prej tij një lloj ateizmi me theks të dukshëm antimusliman; por në rastin e Xhafos, siç i thërrasin ndryshe në ambiente shoqërore, ka ndodhur e kundërta.

mavraj

Ai ka dalë në mbrojtje të Mavrajt dhe aktit të tij të mosmbajtjes së fanellës sportive me një reklame birre (me alkool, duhet theksuar kjo), në emër të etikës fetare, që ia dikton jo vetëm moskonsumimin e alkoolit, por dhe tregëtimin apo reklamimin e tij.

Me anë të një statusi në FB, Endri Xhafo, veç mbrojtjes së gjestit të Mavrajt, ka kamzhikuar njëherësh me logjikë të akullt të gjithë ata zëra që i janë vërsulur mbrojtësit model të kombëtares shqiptare duke e bërë tërbjet, më shumë se për gjestin, për besimin e tij.

Ja statusi i Xhafos:

Po lexoj lart e poshtë kritika për Mërgim Mavrajn, madje shprehje të tipit “ky Mërgimi më mirë të mërgojë”, pse nuk pranoi të veshë një bluzë të kombëtares me emrin e birrës Peja në shpinë (si sponsor). Po unë mendoj se Mërgimi i jep kaq shumë shqiptarëve, sa më duket e tepërt t’i thuash shko mërgo! A nuk duhet ne t’ia respektojmë besimin, edhe pse mund të mos jemi dakord me të? Liria jonë përfundon aty ku fillon e tija dhe anasjelltas. Nuk shoh ndonjë gjëmë që refuzoi të vishte bluzën me birrën Peja, që, meqë ra llafi, është birrë shumë e mirë! Problem nuk janë njerëz si Mërgimi, – të cilët madje mund të shërbejnë edhe si shembuj arritjesh individuale për brezat e rinj, – problem janë ata që duan të përmbysin rendin e gjërave me dhunë, me gjoja xhihad! Mërgimi i shkretë ç’deshi të përmbysë? Asgjë! A deshi ai t’u imponohet edhe shokëve duke u thënë “ej, hiqini këto bluza se janë harram”? Jo! Ai tha vetëm “unë për vete nuk e dua”! Dhe, në këtë moment, ai është në të drejtën e tij! Le t’ia respektojmë, them unë. 😊

Ah, se mos harroj:
Kur u hoqën reklamat e cigareve nga F1, (Marlboro, Camel, etj.) ishte një gjëmë financiare për ekipet. Por ja që u hoqën. Kurse për reklamat e alkoolit (ku hyn edhe birra), në BE ka një detyrim për të shkruar: “Abuzimi me alkoolin është i dëmshëm për shëndetin, kujdes, konsumojeni me masë”. E vëmë ne gjëkundi këtë shënim në reklamat tona? Jo, mesa kam parë./Tesheshi

Artikulli paraprakShkodran Mustafi ja si e largonte birrën dikur (Diss Islamofobave)
Artikulli vijuesLajm i Fundit: Kastriot Myftaraj e padit Kuranin në prokurorinë Tiranë