Shkodran Mustafi ja si e largonte birrën dikur (Diss Islamofobave)

Shkodran Mustafi, futbollisti me prejardhje nga Gostrivari që luan tek skuadra spanjolle e Valencias, është bërë kryelajm në shtypin spanjoll. Futbollisti nuk ka pranuar të flasë në konferencën për media pa e larguar birrën nga tryeza, sigurisht prej përmbajtjes së alkolit.

“Nuk dëshiroj të kem këtu shishe këtu”, i ka thënë Mustafi organizatorit të konferencës. Ndërkohë, kanë ndërhyrë gazetarët në sallë duke e cilësuar Mustafin si një besimtar mjaft të devotshëm . Por, pas insistimit nga ana e klubit, Mustafi vazhdoi konferencën megjithëse me çehre të ngrysur dhe mjaft nervoz.

Mediat spanjolle e kanë cilësuar si skandal këtë sjellje të Mustafit, por duke kanë shkruar se ai është krenarë që është musliman. Kjo ka shkaktuar një bujë të madhe mediatike anë e kënd globit.

Kjo video është e vitit 2015, por që tregon se ajo çfarë ka bërë Mavraj është diçka normale për besimtarët mysliman.

Artikulli paraprakHoxhë Fatmir Latifaj mbështet Mërgim Mavraj
Artikulli vijuesGazetari Endri Xhafo: Një mbrojtje e thjeshtë dhe logjike për Mërgim Mavrajn