Komuna e Gjakovës është komuna më transparente në Kosovë, bazuar në “Indeksin e Reformës së Transparencës Komunale”, dalë nga një hulumtim i realizuar dhe implementuar nga Organizata Joqeveritare “Ec ma Ndryshe” dhe financuar nga ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë.
Prezantimi i këtij Indeksi është prezantuar sot në Prizren, në një takim ku të pranishëm ishin kryetarë të komunave të Kosovës, ambasadori britanik Ruari O’Conell si dhe përfaqësues tjerë të mediave dhe shoqërisë civile.
Në prezantimin e “Indeksit të Reformës së Transparencës Komunale”, Fisnik Minci, njëri prej autorëve të këtij publikimi, ka thënë se komuna e Gjakovës ka dalë të jetë dukshëm më e avancuar në shumicën e 13 indikatorëve matës, të cilët janë përdorur grumbullimin e të dhënave dhe nxjerrjen e vlerësimeve për nivelin e transparencës.
Sipas Mincit, Gjakova ka pasur notë pozitive në 8 nga 13 indikatorët matës, 3 nota neutrale – mesatare dhe vetëm dy nota negative, gjë e cila as për së afërmi nuk ka ndodhur me komunat tjera.
Në këtë takim, pjesë e panelit ka qenë edhe kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, e cila edhe e ka komentuar rezultatin e dalë nga “Indeksi i Reformës së Transparencës Komunale”. Ajo ka thënë se kjo është hera e tretë që komuna e Gjakovës merr rezultate pozitive nga vlerësime të tilla që bën shoqëria civile, pas vlerësimeve të mëhershme të dalë nga GAP-i dhe KDI-ja.
Kryetarja Mimoza Kusari – Lila, ka shtuar se ngritja e nivelit të transparencës dhe llogaridhënies ka qenë njëri prej synimeve kryesore të qeverisjes lokale në Gjakovë dhe kësaj i është kushtuar rendësi gjatë dy viteve të para të kësaj qeverisje.
Kusari – Lila ka shtuar se synim i vazhdueshëm i komunës së Gjakovës vazhdon të mbetet përmisimi edhe i më tejmë i nivelit të transparencës dhe llogaridhënies dhe raportet e tilla nga Shoqëria Civile janë një motivim shtesë për komunën e Gjakovës.
Niveli i lartë i transparencës së komunës së Gjakovës është vlerësuar lartë edhe nga ambasadori britanik Ruari O’Conell, i cili ka thënë se komuna e Gjakovës duhet të merret shembull edhe nga komunat tjera.
You Might also Like
Molliqaj: Arrestimi im ishte politik
Sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje u lirua pasi u arrestua nga Policia e Kosovës sot në…
By
Redaksia
1 Min Read
Kurti: Sulmet do të ndalen vetëm kur të bashkohem
Në nderim të “Epopesë së Çabratit”, anëtarë të Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, të prirë nga…
By
Redaksia
3 Min Read
Serbët ngrijnë marrëdhëniet me Ivanov
Partia Demokratike Serbe (PDS) në Maqedoni ka bërë të ditur sot se ngrin marrëdhëniet me…
By
Redaksia
1 Min Read
Për varrezat katolike në Llapushnik, Demaku veproi krye në vete: Ja dëshmitë (Dokument)
Banorët e fshatit Llapushnik të Drenasit po e kundërshtojnë projektin që një parcelë prej dy…
By
Redaksia
11 Min Read
Gjermania në epokën e Trump
"Dy ish-armiqtë e Amerikës, Gjermania dhe Japonia, do të jenë mes humbësve më të mëdhenj…
By
Redaksia
8 Min Read
Francë, manifestim kundër martesave gay
Të paktën 45 mijë francezë marshuan në manifestimin e fundit madhor kundër lejimit të martesave…
By
Redaksia
2 Min Read
