Ebu Hurejrah përcjell se i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshi mbi të – ka thënë: “Musai e pyeti Zotin e tij për gjashtë cilësi, të cilat mendonte se i kishte vetëm ai, ndërsa të shtatën Musai nuk e pëlqente.
1. I tha: O Zot. Cili prej robërve të Tu është më i devotshmi?
Zoti i tha: Ai që Më përmend dhe nuk më harron.
2. I tha: Cili prej robërve të Tu është më i udhëzuari?
Tha: Ai që pason udhëzimin.
3. I tha: Cili prej robërve të Tu gjykon më mirë?
Tha: Ai që gjykon për njerëzit ashtu siç gjykon edhe për vete.
4. I tha: Cili prej robërve të Tu është më i dijshmi?
Tha: Ai që nuk ngopet me dije dhe, që grumbullon dijen e të tjerëve dhe ia shton dijes së tij.
5. I tha: Cili prej robërve të tu është më krenari?
Tha: Ai që kur ka mundësi fal.
6. I tha: Cili prej robërve të Tu është më i pasuri?
Tha: Ai që kënaqet me atë që i jepet.
7. I tha: Cili prej robërve të tu është më i varfri?
Tha: Ai që i duket pak ajo që ka dhe, që kërkon gjithëmonë më shumë.
Tha i Dërguari i Allahut – sal lall llahu alejhi ue sel lem: Nuk është pasuria me mall të shumtë, por pasuri është pasuria e shpirtit. Dhe kur Allahu i dëshiron të mirën dikujt, ja vendos pasurinë në shpirtin e tij dhe, devotshmërinë në zemrën e tij. Dhe kur Allahu ia dëshiron të keqen dikujt, ia vendos varfërinë para syve të tij.”
Es Sahihah (3350)