GJASHTË MONARKI TË GJIRIT ARAB KRIJOJNË NJË FORCË USHTARAKE KOMANDO TË PËRBASHKËT

Gjashtë vendet i kanë bërë një apel Iranit që të mos ndërhyjë në punët e brendshme të Gjirit Arab.Bahrejni, Kuvajti, Omani, Katari, Arabia Saudita dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, vende që janë anëtare të Këshillit të Bashkëpunimi të Gjirit arab (CCG), kanë rënë dakord sot për krijimin e një force ushtarake komando të përbashkët, njoftonte ”al Arabiya”.

Më pas gjashtë vendet i kanë bërë një apel Iranit që të mos ndërhyjë në punët e brendshme të Gjirit Arab.

”Iran duhet të ndalë veprimet e tij ndërhyrëse në çështjet e brendshme të Gjirit Arab”, deklaruan burimet përfaqësuese të gjashtë monarkive arabe.

Po ashtu të gjashtë shtetet arabe kanë bërë apel edhe për ndaljen e masakrave dhe gjakderdhjes masive si pasojë e konfliktit të Siri.

“I duhet dhënë fund kësaj gjakderdhjeje dhe masakrave masive në Siri”, theksuan burimet.kohaislame

Artikulli paraprakMenaxheri i “HIB Petrol” akuzohet se mashtroi Policinë
Artikulli vijuesSIRI – IZRAEL – YADLIN: NËSE ASSADI PËRDOR ARMË KIMIKE I JEP VETES DËNIMIN KAPITAL