TURQIA NDALON NJË AVION TJETËR ME DESTINACION DAMASKUN

Në Erzurum të Turqisë ka zbritur një avion i Armenisë kargo që udhëtonte drejt Sirisë, i cili pas përfundimit të kontrolleve është lejuar të udhëtojë drejt Damaskut.
Avioni me ngarkesë ishte nisur nga Armenia me destinacion Sirinë. Rreth orës 6 të ditës së sotme avioni u ul në aeroportin e Erzurimit.

Mësohet se në kuadër të normave të aviacionit civil ndërkombëtar avioni armen i kishte marrë lejet e nevojshme para se të hynte në hapësirën ajrore turke.

Avioni u parkua në një vend të posaçëm të aeroportit dhe u kontrollua nga ekipe të specializuara.

Nga kontrolli doli se ngarkesa kishte 15 ton ndihma humanitare.

Pas përfundimit të procedurave të rastit avioni u ngrit nga pista e aeroportit të Erzurimit dhe u nis drejt kryeqytetit të Sirisë, Damask.

Artikulli paraprak79 të vrarë e të plagosur në Rif Damask
Artikulli vijuesSulm me bombë në Pakistan, të paktën 21 të lënduar