Gjashtë të arrestuar për pastrim parash dhe mashtrime

Policia e Kosovës bënë të ditur se brenda njëzetekatër orëve të fundit ka realizuar dy operacione të ndara me çrast ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar.

Sipas policisë, operacioni i parë është realizuar nga policia kufitare, i cili ka të bëjë me rastin ‘falsifikim i dokumenteve dhe mashtrim’, ku janë arrestuar dy persona të dyshuar, të cilët përmes falsifikimit të dokumenteve kanë mashtruar persona të ndryshëm duke iu shkaktuar dëme materiale.
Ndërsa operacioni tjetër është realizuar nga departamenti special antikorrupsion, me ç’rast janë arrestuar katër persona të dyshuar për pastrim të parave. /Indeksonline/kohaislame

Artikulli paraprakAthinë, vrasje barbare me motive raciste
Artikulli vijuesPresidenti çek kundërshton paradën e homoseksualëve