Arrestohet edhe i dyshuari i tretë për vrasjen e tregtarit kinez

Policia ka arrestuar shtetasin kosovar Shpejtim Sadri Berisha ( 1989) nga fshati Perqevë i Klinës, si personi i tretë i dyshuar për vrasjen e shtetasit kinez, tregtarit Ye Pei You, më 11 qershor në Pejë.

Arrestimi është konfirmuar sot nga zëdhënësi rajonal i PK-së, Xhevat Ibra, sipas të cilit, me vendim të prokurorit të qarkut, ky person i dyshuar është ndaluar në mbajtje, kurse rastin do ta hetojë dhe procedojë Njësiti i hetimeve rajonale në Pejë.“Oficerët hetues për krime serioze, në bashkëpunim edhe me efektivët tjerë policorë, pas një pune intensive operative dhe shpalljes në kërkim policor të personit tretë të dyshuar kanë arritur që më 22 qershor ta arrestojnë atë”, thuhet pos tjerash në komunikatën zyrtare. Policia e Kosovës ka falënderuar të gjithë qytetarët që kontribuuan dhe bashkëpunuan me policinë në këtë rast.

Para ca ditësh janë parë vetura të shumta të Policisë që kanë shkuar në drejtim të fshatit Perqevë, ku është vendlindja e të dyshuarit të tretë, pasi dy të dyshuarit e parë, që të dy nga komuna e Klinës janë arrestuar më 20 e 21 qershor./koha/kohaislame

Artikulli paraprakOKB: Thirrje për përmbajtje, pas rrëzimit të avionit turk në Siri
Artikulli vijuesPrifti amerikan dënohet për fshehjen e pedofilisë