Gjashtë të arrestuar për vjedhje të rënda

Policia e Kosovës, konkretisht njësitet policore nga stacioni policor në Klinë, të përkrahur nga njësitet tjera nga rajoni i Pejës, në vazhdën e realizimit të detyrave policore me qëllim luftimin e të gjitha veprave penale që ndodhin në vend, ka realizuar një operacion policor të suksesshëm me ç’rast ka identifikuar dhe arrestuar gjashtë persona të dyshuar se janë përfshirë në veprën penale të ‘vjedhjes së rëndë’ dhe ‘pranim i mallrave të vjedhura’.

Operacioni policor për arrestimin e personave të dyshuar është realizuar gjatë dy ditëve të fundit, pra me 16 dhe 17 maj 2013.

Të dyshuarit në periudha të ndryshme kohore dyshohet se kanë kryer veprën penale të ‘vjedhjes së rëndë’, duke vjedhur nga shtëpitë e pabanuara të banorëve serbë në fshatin Berkovë komuna e Klinës.

Gjatë këtij operacioni policor janë kryer bastisje në disa lokacione, ku janë gjetur dhe konfiskuar në cilësinë e provave materiale gjithsej 26 dritare të përmasave 140×80, për të cilat dyshohet se janë vjedhur në disa shtëpi të pabanuara në fshatin Berkovë.

Po ashtu gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar 30 copë fishekë të kalibrit 7. 62 x 39.
Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë operacion policor janë realizuar nën autorizimin e prokurorit përkatës dhe ndaj pesë personave të dyshuar është caktuar masa e ndalimit për 48 orë për procedura të mëtejme policore ndërsa për personin e gjatë R. D. lënda shkon në procedurë të rregullt për rastin e hapur ndaj tij ‘pranim i mallrave të vjedhura’kohaislame

Artikulli paraprakBill Gejts, njeriu më i pasur në botë
Artikulli vijuesLimaj: Dua drejtësi dhe asgjë tjetër