Hajni gjatë vjedhjejes, kërcen nga ballkoni dhe lëndohet

Policia e Kosovës njoftoi të enjten se një person gjersa ishte duke kryer një vjedhje është vërejtur nga disa qytetarë dhe si rrjedhojë ka kërcyer nga ballkoni i banesës, duke lënduar kështu këmbët.
Në raportin e Policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 18:00, në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.

“Lëndime trupore ka pësuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti gjersa ishte duke kryer një vjedhje në banesën e ankueses femër K/Shqiptare në momentin kur ishte vërejtur nga disa qytetar kishte kërcyer nga terasa e banesës dhe kishte lënduar këmbët”, thuhet në raport.

Gjatë kontrollit në xhepin e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar disa gjësende të cilat dyshohet se ishin vjedhur në banesën e ankueses. I dyshuari është dërguar në tretman mjekësorë dhe i njëjti është në mbikëqyrje të policisë. /Telegrafi/

Artikulli paraprakA zbutet Beogradi, a do të mund të ndryshohet platforma?
Artikulli vijuesBritania lëshon satelitin ushtarak