Gjashtëmbëdhjetëvjeçari zgjidh problemin matematikor të vjetër 300 vjet

Gjermani gjashtëmbëdhjetëvjeçar i pari ka zgjidhur problemin matematikor, të cilin e ka paraqitur Sir Isaac Newton para 300 vjetësh, shkruan Synday Timesi londinez. Shourya Ray, adoleshenti i lindur në Indi, ka gjetur zgjidhjen e dy problemeve nga lëvizja e grimcave, të cilat fizikanët deri tani kanë arritur t’i zgjidhin vetëm me ndihmën e kompjuterëve shumë të fuqishëm. Zgjidhja e tij nënkupton që shkencëtarët tani vetë do të mund të llogarisin modelin e topit të hedhur dhe të parashikojnë se si do të refuzohet nga muret dhe ku do të bjerë. Djaloshi ka thënë që e ka zgjidhur problemin me të cilin matematikanët kanë luftuar më shumë se tre shekuj derisa punonte në një projekt shkollor.

Ray ka marrë shpërblimin shkencor për përpjekjet e veta, ndërsa mediet gjermane e kanë quajtur gjeni. “Kur na është shpjeguar që ato probleme nuk kanë zgjidhje, unë kam menduar: ‘Pse të mos e provoj’”, ka thënë ai. Familja e Ray është shpërngulur

në Gjermani kur ai ishte 12 vjeç, pasi që babai i tij, me profesion inxhinier, kishte fituar punë atje.

Ray ka thënë që babai ia ka ngulitur “urinë për matematikën” dhe që e ka mësuar t’i zgjidhë problemet matematikore kur ka pasur vetëm gjashtë vjeç.

Ky adoleshent i talentuar nuk ka ditur asnjë fjalë të gjuhës gjermane kur ka ardhur në Gjermani, por shumë shpejt i është rekomanduar të kapërcejë dy klasë, pasi që ka mësuar pa probleme dhe këto ditë është duke i kryer provime përfundimtare në shkollë të mesme, dy vite para moshatarëve të vet.

Artikulli paraprakNorvegji, Breivik ishte i droguar gjatë sulmit
Artikulli vijuesNikoliq: Do të propozoj një plan për çështjen e Kosovës