Besnikëria virtyti i jetës

Besnikëria është virtyti i pandarë i muslimanit. Besnikëria e tij shihet në gjitha sferat e jetës dhe duke e realizuar këtë parim ai e meriton ndihmën dhe përkrahjen e Allahut, subhanehu ue teala. Shiko shembullin Kuranor në të cilin bija e këshillon babain e saj ta angazhon Musain, alejhi selam, të cilin e përshkruan me besnikëri dhe fuqi. Allahu, subhanehu ue teala, thotë: “O babai im, – tha njëra nga ato të dyja – merre këtë njeri në shërbim! Sigurisht që njerëzit e fortë dhe të besueshëm janë më të mirët, që dikush mund të marrë në shërbim”. (El Kasas, 26)

Në një vend tjetër i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, bën lidhjen e qartë mes besnikërisë dhe imanit-besimit. Ai sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: Nuk ka iman ai që nuk ka besnikëri, nuk ka fe ai që nuk u përmbahet marrëveshjeve. Besnikun e duan Allahu dhe i Dërguari i Tij. Kush dëshiron që atë ta duan Allahu dhe i Dërguari i Tij, le ta flet të vërtetën dhe le ta çon në vend amanetin që i është besuar. (Mishkatul Mesabih dhe Albani e ka vlerësuar si hasen).

Besnikëria i përfshin gjitha adhurimet dhe detyrimet fetare dhe morale. Ajo shfaqet çdoherë kur myslimani me sinqeritet, çiltërsi dhe vetëdije për mbikëqyrjen e Allahut i zbaton urdhrat e Allahut. Kujdesi për abdesin dhe për kryerjen e namazit në formën më të plotë rrënjosin në zemrën e robit vetëdijen për mbikëqyrjen e Allahut në çdo moment. Duke qenë i vetëdijshëm se Allahu e shikon ai orvatet të mbetet besnik dhe kështu e fiton bereqetin e veprave të tij, bereqetin e jetës së tij. Ai që e humb besnikërinë, akoma më lehtë do ti humb edhe virtytet e tjera. Kujdesi ndaj obligimet fetare në veçanti ndaj namazit, kultivimi i devotshmërisë, respektimi i prindërve, familjes, kryerja e obligimeve ndaj fëmijëve, mbrojtja e gjuhës dhe gjymtyrëve prej nderit dhe gjakut të palejuar, gjithë këto bëjnë pjesë në virtytin e besnikërisë. Në një hadith thuhet: Mu’min është ai të cilit njerëzit (pa frikë) ia besojnë jetën dhe pasurinë e tyre. 

Në hutben e Haxhit lamtumirës, i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, ua kujtoi burrave obligimin që e kanë ndaj bashkëshorteve të tyre. “Keni frikë prej Allahut duke u kujdesur për gratë tuaja sepse ato i martuat me fjalën e Allahut… (Muslim)
Burri ka obligim t’ia siguron bashkëshortes së tij kushtet esenciale për një jetë normale, duke e drejtuar në rrugën e drejtë me urtësi dhe këshilla të dobishme, duke e lutur Allahun për të, duke e mbrojtur nderin e saj, duke i ruajtur fshehtësitë e jetës bashkëshortore, duke i shprehur dashuri të sinqertë.

Besnikëria në punë është edhe një virtyt i muslimanit. Ai me sinqeritet dhe pa tradhti i kryen obligimet e tij, kujdeset për kohën dhe detyrat i kryen në mënyrën e duhur. Prej vendin e punës nuk merr asgjë, qoftë ajo edhe një gjë e vogël, duke u frikuar prej dënimit të Allahut. Nuk i lejohet të merr asnjë pagesë shtesë për punën që e bën nëse puna në fjalë është e paraparë në kontratën e angazhimit. I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, e kishte emëruar Ibën El Utebijje që të mbledh zeqatin e bagëtisë dhe kur është kthyer ka thënë, këto janë për juve ndërsa këto më janë dhuruar mua. I Dërguari i Allahu, sal-lallahu alejhi ue selem, tha: Pse nuk qëndroi në shtëpinë e nënës së tij dhe të shikonte a do ti dhuronte dikush diçka apo jo. (Buhariu dhe Muslimi) Assesi nuk lejohet përdorimi i postit për interesa personale, jashtë pagës që i është caktuar.
I punësuari i pranon këshillat, është i butë dhe durimtar. Nëse akuzohet padrejtësisht, mbështet tek Allahu me bindje të plotë se Allahu nuk i bën padrejtësi askujt. Në ditën kur Ebu Bekri, radijallahu anhu e mori postin e kalifit tha: Nëse jam i drejtë më ndihmoni, nëse gaboj më drejtoni.

Edhe në udhëtimet i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, i këshillonte shokët e tij, radijallahu anhum, me besnikëri dhe devotshmëri.
Me të vërtetë besnikëria i përfshin gjitha sferat e jetës. Bëhu besnik ndaj mikut dhe armikut, ndaj të afërmit dhe ndaj të largëtit, ndaj pasanikut dhe ndaj të varfrit. Allahu, subhanehu ue teala, thotë: Ne ua ofruam përgjegjësinë qiejve, Tokës dhe maleve, por ato nuk pranuan ta marrin përsipër dhe u frikësuan ta pranojnë atë, kurse njeriu e pranoi. Me të vërtetë, njeriu u tregua i padrejtë me veten dhe i paditur (për pasojat e kësaj përgjegjësie). (El Ahzab, 72)

DR. BESAM HIDR EL SHATTI

Përktheu: Talha Kurtishi/kohaislame.com

Artikulli paraprakRegjimi kriminal i Asadit depërton në Homs
Artikulli vijuesMOS U LIGËSHTONI DHE MOS U PIKËLLONI!!