Gjykata dëshiron që në mënyrë të shpejtë të udhëheq rastin ‘Lagja e Trimave’ për të cilin akuzohen 29 persona.
Deri në fund të marsit janë caktuar nëntë seanca, ndërsa e para është caktuar për nesër, transmeton Alsat-m. Edhe pse agjenda është e ngjeshur, ekspertët juridik presin që procesi gjyqësor të zgjasë. Ata presin që gjatë gjykimit të zbulohen shumë lojëra të prapaskenave që u paraprinë ngjarjeve të Kumanovës.
Në fazën e parë të nëntë seancave prokuroria do të shpjegojë argumentet e saj mbi të cilat e bazon akuzën. Më pas mbrojtja do ti paraqesë kundër argumentet në favor të të akuzuarve. Për Kadriun, rasti është i dyshimtë në shumë aspekte.
Sipas Kadriut ky rast duhet të kalojë në kompetencë të Prokurorisë Speciale. Nëse shpallen fajtorë për veprën për të cilën ngarkohen, atëherë të akuzuarit do të përballen me dënime nga tetë vjet deri në burgim të përjetshëm. Mbrojtja pohon se nuk bëhet fjalë për terrorizëm, por se me rastin ‘Lagja e Trimave’ ndokush është përpjekur ta shpërqendrojë vëmendjen nga “bombat” e LSDM-së.
You Might also Like
Emërohet femra e parë në post të lartë në historinë e NATO-s
Për të parën herë në historinë e vet, NATO-ja e ka emëruar një femër në…
By
Redaksia
1 Min Read
Ja momenti i shpërthimit në Ankara, 34 të vdekur, 125 të plagosur (VIDEO)
Një shpërthim i fuqishëm në Ankara ka lënë të paktën 34 të vdekur dhe rreth…
By
Redaksia
1 Min Read
Gjendet vajza e zhdukur
Një vajzë nga Peja e cila ishte raportuar nga familja e saj se kishte humbur…
By
Redaksia
0 Min Read
Rrahje në Shkup, një i therur, pesë të arrestuar
Një person është therur në një rrahje mes dy grupeve në lagjen Nerez të Shkupit.…
By
Redaksia
0 Min Read
A është nesër Bajram? – Prononcohet Imami Bekir Halimi (video)
Imami i njohur Bekir Halimi është prononcuar nëpërmjet një video se a është nesër Fiter…
By
Redaksia
1 Min Read
Ujgurët, muslimanët që shpesh i harrojmë
Kush janë Ujgurët? Çka është prapavija historike e separatizmit ujgur? Përse ata kundërshtojnë qeverinë kineze?…
By
Redaksia
4 Min Read
