E tmerrshme: Ushtria Siriane kryen sulm me bomba helmuese me gaz klorin

Këshilli Revolucionar i Sirisë raporton se ushtria besnikë ndaj regjimit të presidentit Bashar al-Assad, nga helikopteri ka hedhur bomba helmuese me gaz klori në Jebel ez Zawiya, në Idlib.
 
 Ushtria siriane ka kryer një sulm tjetër me bomba fuçi me gaz klorin, në Jebel ez Zawiyah, në Idlib  në veriperëndim të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Këshilli Revolucionar i Sirisë raporton se ushtria besnikë ndaj regjimit të presidentit Bashar al-Assad, nga helikopteri ka hedhur bomba helmuese me gaz klorin në Jebel ez Zawiya, në Idlib, e cila është e kontrolluar nga kryengritësit e Ushtrisë Çlirimtare të Sirisë.
 
Siç theksohet, në këtë sulm janë plagosur një numër i madh i njerëzve, të cilët kanë vështirësi me frymëmarrjen dhe të vjella, ku janë dërguar në një spital lokal. Në mesin e të dërguarve në spital kishte një numër të madh fëmijësh.
 
Edhe aktivistët lokale nga Idlibi kanë konfirmuar akuzat për sulme të ushtrisë siriane me bomba të ndaluara me përmbajtje helmuese klorin.
Artikulli paraprakMustafa Akıncı fiton zgjedhjet presidenciale në Republikën Turke të Qipros Veriore
Artikulli vijuesGjenden mbetje mortore në Llaushë të Skënderajt