Gjendet i masakruar 23 vjeçari i zhdukur

Është gjendur i masakruar trupi i pajetë i 23-vjeçarit Fatjon Barmetaj, zhdukja e të cilit ishte denoncuar tre ditë më parë nga familjarët. Lajmin e bënë konfirmuan burime zyrtare të Policisë së Matit, pasditen e së martës.
Trupi u pajetë u gjet fillimisht nga disa kalimtarë të rastit në një zonë rurale pranë Burrelit dhe pas sinjalizimit të policisë, forcat e rendit verifikuan identitetin e viktimës si i riu Barmetaj.

Dëmtimet e shumta dhe të qarta në trupin e viktimës, bëjnë që paraprakisht të dyshohet vetëm për pistën e vrasjes, transmeton TCH.

23-vjeçari, i cili punonte dhe jetonte në Tiranë, ishte nisur drejt Burrelit për të takuar familjarët e tij tre ditë më parë, por nuk kishte mbërritur kurrë në shtëpi.

Aktualisht, policia është duke hetuar mbi konfliktet e mundshme që mund të ketë pasur 23-vjeçari dhe që mund të kenë shërbyer si motiv për kryerjen e këtij krimi. /

Artikulli paraprakFranca lë Afganistanin
Artikulli vijuesShkup, polemika për bustin e Jasharit