Gjendet trupi i pajetë i një femre në lumin Sitnica

0 Min Read

Në lumin Sitnicë në fshatin Lisicë të Mitrovicës, Policia e Kosovës dje rreth orës 15:55, ka gjetur trupin e pajetë të një femre.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore dhe njësiti zjarrfikës të cilët kanë tërhequr trupin e pajetë”, raporton Policia e Kosovës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet për obduksion në IML -Prishtinë.

TAGGED:
Share This Article