Gjendja e medieve serbe si në “Kohën e Millosheviqit”

Ekspertët e IREX me bazë në SHBA, më 24 qershor prezantuan në Beograd studimin e tyre vjetor për situatën e mediave në 80 shtete, duke thënë që Serbia ka regjistruar një rënie në gati çdo kategori të matur.
 
Serbia ka shënuar rënie në pesë kategoritë kryesore – lirinë e shprehjes, profesionalizmi i gazetarëve, shumëllojshmëri e burimeve, institucionet për mbështetje të mediave dhe vetë-qëndrueshmëria ekonomike, ku liria e shtypit dhe vetë-qëndrueshmëria kanë regjistruar humbjen më të madhe.
 
Vlerësimet e IREX për media janë bazuar në Indeksin e qëndrueshmërisë së mediave, MSI. Duke përdorur 40 tregues, IREX i ka dhënë Serbisë një MSI 1.8 nga 4, që është niveli i njëjtë që kishte në 2000, kur përfundoi regjimi i diktatorit të dikurshëm, Slobodan Milosevic.
 
Kjo e vendos Serbinë në të njëjtën kategori me vende si Ukraina, Bullgaria, Maqedonia, Kazakistani dhe Tajikistani.
 
Pasi arriti për një periudhë të shkurtër 2.5 në shkallën e MSI, Serbia ka regjistruar një rënie konstante për pesë vitet e fundit.
 
“Vonesat në adaptimin e rregullacioneve për ligjet e mediave, censura e rrjeteve sociale, sulmet [hakerësh] në faqe të internetit, kërcënime dhe sulmime në gazetarët dhe përgjigja joadekuate e qeverisë, të gjitha u vlerësuan negativisht,” tha organizatori i anketës MSI, Goran Cetinic.
 
Drejtori i agjencisë së lajmeve “Fonet” me bazë në Beograd, Zoran Sekulic, u pajtua që situata për mediat në Serbi është përkeqësuar.
 
“Nuk ka përmbajtje më të pavlerë se lajmet e agjencive dhe puna e gazetarëve në agjenci vlerësohet shumë pak,” tha Sekulic.
 
Ai tha që është alarmante që shitja e gazetave ka rënë për 30% dhe vetëm 7% e njerëzve blejnë gazetat sot.
 
Sekulic shtoi që qeveria ka investuar shumë para për reklama në billborde, reklama në transporte publike dhe në internet, dhe ka lënë shumë pak për rrjetet e mediave tradicionale.
 
Sekulic gjithashtu tha që ka tepër pak dialog shoqëror në këtë profesion, dhe që nuk ekziston asnjë sindikatë përfaqësuese që mbron interesat e mediave dhe gazetarëve.
Artikulli paraprakNë panairin e Mançesterit prezantohet një sistem softueri i zhvilluar në Kosovë
Artikulli vijuesPutini përpiqet ta shkatërrojë nga brenda BE-në