Në panairin e Mançesterit prezantohet një sistem softueri i zhvilluar në Kosovë

Kompania për zhvillim të softuerit Appdec nga Prishtina së bashku me partnerët Q6FM dhe iTms nga Londra, ka zhvilluar një sistem të avancuar softueri për tregun ndërkombëtar dhe i cili fillimisht po prezantohet për tregun Britanik në panairin e madh të Mançesterit  CIH HOUSING CONFERENCE.

 Fillimisht bëhet e ditur se produkti është pritur mjaft mirë nga vizitorët, që dëshmon edhe njëherë se ne Kosovarët gjithnjë e më shumë po zëmë vend me produktet tona në tregun ndërkombëtar.

 
Produkti në fjalë quhet iTms (Integrated Task Management Systems) dhe është një sistem i madh i përberë nga shumë nën-sisteme plotësisht të integruara, ashtu që ofron mundësinë për të menaxhuar të gjithë zinxhirin e punës nga raportimi i detyrës deri te faturimin përfundimtar në një rrjedhë krejtësisht transparente dhe proces të auditueshëm.

Sistemi është i bazuar në ueb (web) dhe për këtë arsye ofron kostot fillestare ekonomikisht të qëndrueshme si dhe ofron shkallëzim të pafund. Menaxhimi efektiv konsiston në një kombinim të ofrimit të shkëlqyer të shërbimeve dhe kontrollit efikas të kostos. Pra, qasjet primare në zhvillimin e iTms ishin për të siguruar një sistem të integruar dhe lehtë të përdorshëm për menaxhimin në kohë reale të ofrimit të shërbimeve dhe evidentimit të saktë të kostove.

Sistemi iTms i arrin këto objektiva përmes evidentimit të saktë të detyrës, porosisë dhe adresimit efektive, duke rritur maksimalisht produktivitetin, transparencës e kostos dhe raportimin e performancës. Për më shumë rreth iTms mund të vizitoni ueb faqen www.itms.uk

 
Zana Tabaku Drejtoresha Ekzekutive, u shpreh shumë e lumtur që me ekipin e saj ka arritur të deportojë në një treg që është tejet i avancuar. Ajo uron që edhe kompanitëe tjera kosovare të arrijnë të tilla suksese e kështu të ndihmojnë zhvillimin ekonomik të vendit.
 
Appdec është kompani e themeluar me investim të diasporës së Kosovës dhe është prezent në tregun vendor dhe ndërkombëtar që nga viti 2009. Shërbimet e Appdec janë veçanërisht të fokusuara në zhvillimin e sistemeve, produkteve dhe databazave të avancuara të softuerit sipas kërkesës dhe porosisë. Për me shume rreth kësaj kompanie mund te gjeni ne ueb faqen e saj www.appdec.com.kohaislame
Artikulli paraprakYlli Hoxha:Me Gjykaten Speciale vdes aspirata e Kosovës që të bëhet shtet ligjor
Artikulli vijuesGjendja e medieve serbe si në “Kohën e Millosheviqit”