Gjendja e muslimanëve në Birmani (Burma/Mianmar)

Gjendja e muslimanëve ruhingianë në Mianmar
Muslimanët ruhingianë të Mianmarit kanë mbetur mes kufijve të vendeve të rajonit, ndërkohë që një numër i tyre janë arrestuar nga policia e Malajzisë.

Agjencitë e lajmeve njoftojnë se sipas autoriteteve të policisë së Malajzisë, mësohet se myslimanët ruhingianë duke paguar nga 300 dollarë për person, kanë tentuar të hynë ilegalisht në territorin e Malajzisë ku janë arrestuar nga forcat e sigurisë së këtij vendi. Pas vrasjes së një numri të madh të myslimanëve ruhingianë nga budistët në Mianmar, qeveria e Malajzisë ka kërkuar nga qeveria e Mianmarit që duke marrë shembull Malajzinë, të krijojë kushte dhe rrethana të përshtatshme për një bashkëjetesë paqësore për të gjithë minoritetet fetare dhe etnike në vend.

Konflikti mes budistëve dhe myslimanëve ruhingianë në provincën Rahin të Mianmarit gjatë vitit të kaluar, përveçse ka marrë jetën e qindra myslimanëve, ka rezultuar edhe me shpërnguljen e qindra mijëra myslimanëve të tjerë nga vatrat e tyre në këtë vend. Në kohën kur një numër i konsiderueshëm i myslimanëve të shpërngulur brenda territorit të Mianmarit po jetojnë në një gjendje dhe kushte tepër të rënda, një numër i konsiderueshëm i tyre për t’i ikur dhunës dhe sulmeve të budistëve ekstremistë, janë drejtuar drejtë shteteve fqinjë si Bangladeshi, Malajzia dhe Tailanda, por pasi që shtetet në fjalë nuk pranojnë që myslimanët ruhingianë të shpërngulur, të hynë në territoret e tyre, këta të fundit kanë mbetur pa zgjidhje mes kufijve të shteteve të rajonit.

Funksionarët qeveritarë të Tailandës më 1 janar kanë njoftuar për gjetjen e një varke e cila transportonte dhjetëra myslimanë të Mianmarit në detin Andaman, në afërsi të rajonit turistik Puket në Tailandë ku në mesin e refugjatëve gjendeshin edhe dhjetë fëmijë. Sipas funksionarëve tajlandezë, forcat detare të sigurisë, policia dhe zyrtarë të shëndetësisë së këtij vendi, refugjatëve në fjalë i kanë dhënë vetëm gjëra ushqimore, ujë dhe medikamente mjekësore në mënyrë që të vazhdojnë rrugën e tyre sepse politika zyrtare e qeverisë së Tailandës nuk lejon hyrjen e myslimanëve ruhingianë të Mianmarit në territorin e këtij vendi.

Burimet informative njoftojnë se shpërngulja e myslimanëve ruhingianë nga Mianmari në muajin dhjetor 2012 dhe janar të këtij viti ka shënuar rritje të konsiderueshme sepse nga njëra anë, jo vetëm që po vazhdojnë me të njëjtin ritëm sulmet e dhunshme të budistëve ekstremistë, por nga ana tjetër, edhe qeveria e Mianmarit ende nuk ka marrë kurrfarë masash për zgjidhjen e çështjes së këtij minoriteti fetarë. Qeveria e Mianmarit me këtë pretendim se myslimanët e këtij vendi janë shtetas të Bangladeshit, vazhdon të mos i njohë të drejtën legjitime të këtij minoriteti fetar si pjesë e popullsisë së këtij vendi të cilët njihen me emrin “Ruhingianë” dhe kryesisht janë myslimanë dhe gjatë periudhave të sundimit të qeverive të ndryshme në këtë vend, kanë përjetuar diskriminim, dhunë dhe shumë vuajtje të tjera. Sipas shumë aktivistëve të të drejtave të njeriut, myslimanët ruhingianë të Mianmarit për shkak se nuk gëzojnë të drejtën e shtetësisë në këtë vend, kanë përjetuar dhe ende po përjetojnë mënyra të ndryshme të dhunës shtetërore si dhe gjithashtu nga ana e budistëve ekstremistë. Funksionarë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara gjithashtu kanë deklaruar se myslimanët e Mianmarit përbëjnë minoritetin fetar më të shkelur dhe më të shtypur në mbarë botën.

Pikërisht për këtë arsye pas publikimit të lajmeve për vrasjet masive të myslimanëve ruhingianë nga ekstremistët budistë në provincën Rahin duke u mbështetur edhe nga ushtria e këtij vendi, qeveria e Mianmarit është kritikuar ashpër nga shumë vende të botës si dhe nga Bashkësia Ndërkombëtare. Vlen të theksohet se pavarësisht deklaratave të presidentit të Mianmarit për zbatimin e reformave dhe ndryshimin e politikave ndaj myslimanëve ruhingianë, gjendje e këtyre të fundit ende vazhdon të jetë tragjike dhe përbën një tragjedi humanitare e cila ka nevojë për ndërhyrje të menjëhershme nga jashtë për të shpëtuar jetën e mijëra myslimanëve. Fatkeqësisht kontigjenti më serioz i ndihmave humanitare që është i njohur nga publiku ndërkombëtar, duket të jetë kontigjenti iranian i ndihmave.

 

Artikulli paraprakShqipëri: Maskat rikthehen në rrugë
Artikulli vijuesGjendja e muslimanëve në Birmani (Burma/Mianmar)