–Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi në një konferencë për shtyp sot, ka njoftuar se duke parë gjendjen alarmante me ndotjen e ajrit në këtë qytet komuna ka sjellë vendimin për ndërprerjen e procesit edukativo-arsimorë.
“Të ndërpritet procesi arsimor në të gjitha shkollat e mesme, fillore dhe çerdhet në Tetovë për shkak të seriozitetit për ajrin e ndotur” ka deklaruar Teuta Arifi pas protestave të nxënësve të cilët sot qëndruan përpara godinës së komunës. Për nesër dhe pasnesër janë paralajmëruar se do të mbahen protesta masive të thirrur nga sektori civil, ndërsa këto protesta po marrin mbështetje edhe nga partitë opozitare.