Gjenerali Kadri Kastrati ka vlerësuar se viti 2015 ka qenë i pasuksesshëm për shtetin e Kosovës në aspektin e sigurisë.
Në intervistën dhënë për Epoka e Re, Kastrati ka thënë se sfidë kryesore ka qenë mostransformimi i Forcës së Sigurisë në Forcë të Armatosur dhe sipas tij as në vitin 2016 nuk pritet që Kosova të bëhet me ushtri.
Problemi më i madh sipas Kastratit ka qenë shkuarja e të rinjve të Kosovës në ISIS. Në këtë kontekst, ai ka deklaruar se Kosova nuk është vend i sigurt dhe mund të jetë cak i sulmeve terroriste për arsye se është vendi i katërt në botë me numrin më të madh të pjesëtarëve në ISIS.
Kastrati ka thënë se Policia e Kosovës dhe institucionet e tjera të sigurisë duhet t’i rrisin masat e sigurisë dhe duhet ta ngrehin vigjilencën në çdo aspekt.
Përndryshe Kastrati nuk guxon të flet për Terorin Serb në veri, për ushtrin♪ paramilitare të Car llazarit etj.