Presheva u vë taksa autobusëve që bartin refugjatët

Qeveria e Serbisë nuk i ka dhënë asnjë cent Komunës së Preshevës për t’u përballur me fluksin e madh të refugjatëve sirianë dhe shteteve tjera të Lindjes së Mesme.

Në këtë situatë, për të mbuluar shpenzimet e mëdha që ka kjo komunë e banuar me shqiptarë, ka vendosur një taksë të cilën po e paguajnë shoferët e autobusëve që presin për t’u ngarkuar me refugjatë në drejtim të kufirit me Kroacinë apo Hungarinë, ku janë destinacionet e fundit të refugjatëve në territorin e Serbisë.

Kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, në një prononcim  ka thënë se vendimi i Komunës së Preshevës është miratuar për parkimin e autobusëve në zonën industriale në Preshevë

Artikulli paraprakGjeneral Kastrati flet për "terorizmin islamik" nuk guxon të flet për Terorin Serb në veri
Artikulli vijuesI kërcënojnë azilantët kosovarë me pushkë automatike