Gjenerali çifut: Probleme e presin Izraelin deri sa me Turqinë qeveris Erdogani

Gjenerali çifut, Yair Golan, zëvendës-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të izraelit, sulmoi kryetarin turk Rexhep Tajjip Erdogan dhe politikën e partisë udhëheqëse turke, partisë AK, duke i përshkruar si “dukshëm islamiste”. Ai, në të njëjtën kohë, thërret në pakësimin e të gjitha shkallëzimeve të problemeve me Turqinë.

Ai në konferencën e mbajtur në tel Aviv, në Universitetin Bar-llan, foli rreth sfidave momentale të Shtetit Islamik, të cilën organizoi Begin Sadat për studime strategjike. Golan theksoi se Izraelin e presin sfida dhe probleme, Turqia paraqet faktor shqetësues deri sa me Turqinë udhëheq parti e tillë me bindje të qarta dhe të forta islame, dhe me kryetar siç është Erdogani.

“Deri sa me Turqinë udhëheq partia me orientime të qarta islame, në esencë vëllezërit Muslimanë, të udhëhequr nga Erdogani, ne duhet të presim probleme dhe sfida”, tha Golan.

“Nuk preferoj rrugën e konfrontimit të drejtpërdrejtë, nuk është gjë e mençur. Ajo akoma është shtet i fuqishëm”, theksoi ai. “Edhe pse nuk kemi interesa dhe ideologji identike, ne doemos të punojmë në zbutjen e tensioneve me Turqit, por t’u përmbahemi vlerave tona”. “Unë e shikoj si entitetin më problematik”, – theksoi Golan.

Perktheu: L.M.

(Islampress)

Artikulli paraprakBarcelona: Arda do të jetë arma jonë kundër Atleticos
Artikulli vijuesTë vërtetat mbi llojet e drogës