Viti 2015 jemi ndërsa Haraçina me 14 mijë banorë nuk ka kanalizim, fshati maqedonas me 500 banorë ka kanalizim

Në  vendbanimin Haraçinë  të  Shkupit ku jetojnë  më  shumë  se 14 mijë  banorë  shqiptar ende nuk ka kanalizim për ujërat e zeza. Ky problem shqetëson banorët shqiptar  të  cilët madje rrezikohen nga sëmundjet infektive.

Për dallim nga Haraçina e cila është  lënë  pas dorre, në  një  fshat maqedonas të  Maqedonisë  Lindore, qeveria  po ndërton kanalizim vetëm për 500 banorët e vetëm.Bë het fjalë  për fshatin Virce të qytetit të  Dellcevës, ku filloi ndërtimi i kanalizimit. Realizimi i këtij projekti do të zgjidh problemin të mbi 500 banorëve të fshatit maqedonas.

Gjatësia e projektuar e sistemit është 3.876 metra, ndërsa vlera e projektit është mbi 10 milion denar.Kë to mjete  janë  të siguruara nga Banka Evropiane Investuese

Kryetari i komunës, Darko Shehtanski i cili ishte në fshat me qëllim që të kryej ispektimin e punëve, theksoi se ky projekt nga banorët është kërkuar  një  kohë  të  gjatë. “Pas përfundimit të suksesshëm të rrugës lokale Stamer-fsh.Grad-fsh.Virce, shpresojmë se edhe këtë investim do ta përfundojmë në afatin e parapa dhe në kënaqësi të popullatës lokale”, deklaroi Shehtanski.

Ndërtimi i kanalizimit në fshatin Virce duhet që të përfundoj në fillimin e vitit të ardhshëm. Përndryshe, në mënyrë paralele po ndërtohet edhe kanalizimi në fshatin tjetër të Dellçevës, Grad.

Artikulli paraprakNcncncnc – Gjendet një foshnje e vdekur në tualetin e spitalit të Tetovës
Artikulli vijuesKu jeni BDI?! – SKANDAL: Prefekti i VMRO-së komunën e bënë kishë, ai thotë asnjëherë nuk mund të ndërtohet xhami