Gjeopolitika e Greqisë

Më poshtë vijon gjeopolitika kryesore për shtetin ballkanik:

– SITUATA GJEOGRAFIKE: E kufizuar në perëndim nga Deti Jon dhe në lindje nga Deti Egje, Greqia, me një sipërfaqje prej 131.957 km2, ndahet në pjesën kontinentale, që përbën 81 për qind të territorit dhe në pjesën ishullore të përbërë nga 2.000 ishuj, 134 prej të cilëve të banuar: Dy më kryesorët janë Kreta në jug dhe Ishulli Eube në veriperëndim të Detit Egje.

Vendet fqinje me Greqinë janë Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria dhe Turqia.

– POPULLSIA: 10,78 milionë banorë, sipas regjistrimeve të fundit të kryera në muajin maj të vitit 2011, kundër 11,28 milionë, që numëroheshin më parë.

– KRYEQYTETI: Athina, e banuar nga më tepër se katër milionë banorë bashkë me periferitë dhe Portin e Pireut.

– GJUHA ZYRTARE: Greqishtja. Gjuhë të tjera: Turqishtja (gjuhë e njohur e minoritetit mysliman në verilindje), shqipja, bullgarishtja, maqedonishtja, gjuha e vllehëve.

– BESIMI FETAR: Më tepër se 90 për qind e popullsisë janë krishterë ortodoksë, 1,2 për qind myslimanë (sidomos në Trakinë Perëndimore, në verilindje), 0,8 për qind katolikë dhe protestantë. Komuniteti hebre përbëhet nga 8.000 persona.

– DATA TË RËNDËSISHME: 1821-1830: Lufta për Pavarësi. 1912-1913: Luftërat Ballkanike. 1946-1949: Luftë civile. 1952: Hyrja në NATO. 1967-1974: Diktatura e kolonelëve pas një puçi ushtarak. 1974: Rivendosja e demokracisë. 1981: Pranimi i Greqisë në KEE (Komuniteti Ekonomik Evropian). Janar 2001: Hyrja në zonën euro.

– INSTITUCIONE POLITIKE: Regjim parlamentar me 300 deputetë të zgjedhur për katër vjet dhe President Karolos Papulias, zgjedhur nga Parlamenti për pesë vjet, me kompetenca honorifike.

– PARTITË PARLAMENTARE: Partia Socialiste Panhelenike (PASOK), Demokracia e Re (ND, konservatore), Partia Komuniste Greke (KKE), Koalicioni i Majtë Radikal (SYRIZA), Lumi, Agimi i Artë dhe Lëvizja e Socialistëve Demokratë e ish-kryeministrit, Jorgos Papandreu.

– EKONOMIA: Nën masat e Bashkimit Evropian dhe FMN-së që prej muajit maj 2010, ekonomia greke përbën zyrtarisht më pak se tre për qind të PBB-së në zonën euro. Shërbimet përbëjnë rreth 75 për qind të PBB-së dhe në to ka qënë e punësuar më tepër se 60 për qind e popullsisë aktive. Flota tregtare dhe turizmi, me 18,7 milionë vizitorë në vitin 2007, janë burimet kryesore ekonomike. Burimet bujqësore (drithërat, vaji, pambuku, duhani, frutat, perimet) dhe minierat (çimento, hekur, alumin, linjit dhe boksite).

BORXHI PUBLIK: 160,5 për qind e PBB-së

DEFICITI PUBLIK: 9,1 për qind

PBB: –6,9 për qind

PAPUNËSIA: Rreth 24,8 për qind

– FORCA TË ARMATOSURA: Rreth 200.000 ushtarë, oficerë dhe punonjës, 80.000 prej të cilëve profesionistë dhe rreth 100.000 rekrutë.

Artikulli paraprakEgjipt, 21 të vdekur dhe 82 të plagosur në protestat për katër vjetorin e revolucionit
Artikulli vijuesAshtu si në Evropë, mbi 93% e sulmeve terroriste në Amerikë kryhen nga jo-muslimanët