Asnjë marrëdhënie në çift nuk është 100 për qind e lehtë. Gjatë lidhjeve afatgjata dalin disa faktorë të cilët mund të jenë stresantë dhe mund të ndikojnë në marrëdhënien në çift. Fëmijët, problemet me paratë, me punën dhe pasiguria janë faktorët që ndikojnë tek një lidhje.
Fëmijët
Fëmijët janë burim i lumturisë në familje dhe mungesa e tyre shpesh është burim i mërzisë. Por gjithsesi edhe ardhja e fëmijëve në jetën tuaj do të shtojnë jo vetëm përgjegjësinë, por edhe do të marrë kohën tuaj. Puna dhe energjia e shpenzuar për rritjen e një fëmije në rrethanat bashkëkohore do të thotë më shumë stres për prindërit. Mos menaxhimi i mirë i kohës në kujdesin ndaj fëmijëve dhe kujdesin ndaj bashkëshortit/bashkëshortes, mund të shkaktojë mangësi në marrëdhënie, vecanërisht tek ato raste kur nënat u përkushtohen 100% fëmijëve të tyre dhe lëjnë anash burrat. Kjo i bën burrat të ndihen të mënjanuar dhe të pavlerësuar.
Paratë, probleme edhe kur i ke edhe kur s’i ke
Problemet financiare shkaktojnë stres në një marrëdhënie. Në fakt shpesh dëgjojmë të thuhet se nëse ndodh një divorc shkaku mund të ketë qënë tradhëtia në çift apo problemet me paratë. Nëse gjendja financiare e një çifti nuk është e mirë, nisin zënkat dhe grindjet shkruan këshilluesja e marrëdhënieve në çift Denise Knowles në një artikull ne uebsajtin e “Britain’s National Health Service Choices”. Në artikullin e saj ajo shkruan se një arsye tjetër pse çiftet grinden është për mënyrën se si shpenzohen këto para, pasi partnerët mund të mos bien dakord për mënyrën e shpenzimit. Gruaja ka një pikëpamje të ndryshme për paratë, ajo i sheh ato si mjet sigurie dhe është më e dhënë pas kursimit.
Stresi në punë
Stresi i punës është një nga arsyet e tensionit në shtëpi. Kur keni pasur një ditë stresante në punë, personi i parë të cilit ia “shkarkoni” nervat tuaja është partneri. Nëse doni të ruani lidhjen tuaj mundohuni të gjeni faktorët që ju shkaktojnë stres në punë dhe merrni kontroll për jetën tuaj. Disa nga shkaqet që mund t’ju shkaktojnë stres në punë janë mbingarkesa, frika se mos humbisni punën, mungesa e aftësive, presioni nga shefat, zënkat me kolegët.
Pasiguria në çift
Nëse një prej partnerëve nuk është i sigurt në lidhjen e tij, kjo do të shkaktojë stres në çift. Sipas një studimi të publikuar në “Personality and Social Psychology Bulletin”, kur partneri është i pavendosur, ai ka tendencën ta shohë partneren e tij me sy negativ në veprimet e saj, dhe e kundërta. Pra, kur partnerët janë të pasigurt për njëri- tjetrin ata keqinterpretojnë lehtësisht mendimet dhe sjelljet e njëri-tjetrit.