Ligji për Specialen duhet të shfuqizohet

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, i cili mban edhe postin e ministrit të Infrastrukturës në qeverinë Haradinaj, ka bërë me dije se Ligji për Gjykatën Speciale duhet të shfuqizohet.

Në një intervistë për “Epokën e Re”, ai kë thënë se iniciativa e deputetëve për këtë çështje është e drejtë dhe duhet të përkrahet.

Sipas Lekajt, pas shfuqizimit të këtij Ligji, Kosova duhet ta formojë një gjykatë e cila duhet të merret me rastet e supozuara.

Lekaj nuk beson se një veprim i tillë mund t’i ftohë raportet me ndërkombëtarët, kurse ka shtuar se LDK’ja kundërshtimin po e bën për përfitime politike. /Telegrafi/

Artikulli paraprakSi të bëni para shpejt e lehtë pa shkelur ligjin
Artikulli vijuesBizneset kanë pritur më shumë nga Qeveria e re