Gjëra që e prishin zemrën

Gjërat që e prishin zemrën janë:

Një: mvarshmëria nga tjerët përpos All-llahut [subhanehu ve teala]…Kjo është gjëja që më së shumti e prish zemrën, sepse kur të mvaret prej tjetërkujt përveç All-llahut, All-llahu e lë në duart e tij dhe nuk i ndihmon, e kështu u kalon arritja e asaj që e ka synuar prej All-llahut.

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

“Dhe kur ata në vend të All-llahut adhuruan zota tjerë për t’u krenuar me ta. Përkundrazi,

ata (idhujt) do të tërhiqen prej adhurimit të atyre dhe do të bëhen armiq të tyre”. (Merjem: 81-82).

Dy: Hypja detit të shpresave, që është deti pa bregdet, është deti mbi të cilin hypin njerëzit e fiaskuar. Më parë kanë thënë: shpresa është kapitali i të fiaskuarve…malli i tij premtimet e shejtanit, kurse pasuria e rrejshme ëndërrat…

Ëndërrat e kota luajnë me te ashtu siç luan qeni me coftinën.

Tre: ushqimi, edhe ate në dy aspekte:

a) ajo që e prish vetvetiu, siç janë ndalesat, të cilat sërish janë dy lloje:

– të ndaluara pse All-llahu i ka ndaluar, siç është derri, coftina, etj,

– të ndaluara pse nuk janë të tija, siç është pasuria e vjedhur ose e marur pa të drejtën e pronarit të saj.

b) ajo që prish nëse kalohen kufinjtë dhe teprohet, siç është israfi në hallall, ose ngrënia e tepërt që të rëndon nga ibadetet dhe e angazhon duke e shtyrë të kujdeset për barkun e vet dhe ti arrijë dëshirat e tija.

Katër: gjumi i tepruar. Gjumi i teoruar e vdes zemrën, e dembelon trupin, e humbë kohën, shkakton moskujdesi. Urrehet gjumi pas namazit të sabahut deri sa të lind dielli, kurse gjum i padobishëm është gjumi pas perendimit të diellit deri sa të humbet e kuqeja e diellit. Kjo është e urrejtur edhe fetarisht edhe natyrisht.

Marur nga libri “Medarixhussalikin”, fq. 454.

Bekir Halimi

Artikulli paraprakObligimet e burrit ndaj gruas -Të drejtat e gruas
Artikulli vijuesPerendimi dhe Amerika mes lirive dhe interesit!