Molla jo pa qëllim quhet “fruti i artë”, pasi jo vetëm që përdoret si frut freskues, por shërben edhe për përgatitjen e lëngjeve dhe uthullës. Fruti i mollës për shkak të përbërjeve të pazëvendësueshme që përmban, ndikon pozitivisht në kurimin e shumë sëmundjeve.
Çaji që përgatitet nga lulet e mollës pihet kundër ftohjeve të ndryshme, lehtëson etjen, forcon nervat, mushkëritë dhe zemrën. Ky çaj është mjet i mrekullueshëm për rregullimin e tretjes.
Për përgatitjen e çajit nga lulet e mollës duhet që në pranverë të mblidhen lulet e freskëta, të cilat thahen në hije dhe pastaj si të thara përdoren gjatë vitit. Çaji nga këto lule zihet sikur edhe çdo çaj tjetër, por në vend të sheqerit ëmbëlsohet me mjaltë.
Çaji i përftuar nga fetat e thara të mollës, përdoret për qetësimit psikike pas punëve të rënda, për ripërtëritjen e mëlçisë dhe pastrimit të veshkës.
Duhet theksuar se pirja e rregullt e lëngut të mollës nuk lejon formimin e gurëve në veshka dhe ndikon mirë te njerëzit, që kanë vuajtur nga verdhëza. Mjeku rekomandon pirjen e çajit të mollës 3 herë në ditë 1 gotë, por gjithmonë pas buke. Lulet e mollës përdoren në formën e çajit që qetëson kollën.
Për kollën e butë këshillohet 1 kokërr mollë, lëngu i një kokrre limoni, 2 lugë mjaltë dhe pak ujë. Molla pritet në kubikë të vegjël dhe zihet me ujë së bashku me lëngun e limonit. Më pas shtohet mjalti dhe lihet deri sa të formohet një masë e trashë si qull. Kura e përgatitur përdoret disa herë në ditë nga 1 lugë gjelle.
Kurse gjethet e kësaj peme përdoren për lehtësimin e ënjtjeve në trup. Një grusht nga këto gjethe hidhen në 2 litra ujë dhe lihen të zihen për 20 minuta. Çaji pihet 2 herë në ditë nga gjysmë gote para buke. Molla zvogëlon kolesterinën në gjak dhe preferohet si preventiv për arteriosklerozën dhe hipertensionin në gjak. Është mirë të konsumohen 3 kokrra mollë në ditë.
Molla është një nga frutat që ndihmon ata që kanë probleme me tretjen e ushqimit. Këshillohet ngrënia e një kokrre molle 3 herë në ditë para buke, për 5 ditë me radhë.
Të hash 2 kokrra mollë në ditë, pengon infarktin e miokardit dhe gëlqerosjen e enëve të gjakut. Gjithashtu konsumimi i këtij fruti ndihmon ata persona që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut si dhe të gjithë ata që vuajnë nga sëmundja e migrenës.
Ky frut është shumë i mirë për ndalimin e dhimbjeve të saj. Nëse i sëmuri sulmohet nga krizat e migrenës, duhet të konsumojë patjetër një kokërr mollë. Për shkak se përmban substanca të shumta minerale, këshillohet kundër inflamacionit të zorrës, reumës dhe gurëve në veshka.
Një mollë e ngrënë në mëngjes, ndikon mirë në pastrimin e dhëmbëve dhe eliminon thartirën e tepërt në gjak.
You Might also Like
Çfarë do t’i ndodh trupi tuaj nëse nuk trajtoni diabetin
Njerëzit me diabet kanë një rrezik në rritje të dëmtimit të disa organeve nëse nuk…
By
Redaksia
1 Min Read
Temperaturat e ulëta shtojnë oreksin
Temperaturat e ulëta jo vetëm që shkaktojnë viroza, por ato shtojnë edhe oreksin. Por, edhe…
By
Redaksia
1 Min Read
Bananja e dobishme për dhimbjen e kokës
Shkaku kryesor i një dhimbje koke janë dehidratimi dhe mungesa e kaliumit. Bananet janë një…
By
Redaksia
1 Min Read
Roli i magneziumit në trupin e njeriut
Magneziumi; Roli në trupin e njeriut, burimet, mungesa, mbidoza, doza ditore Magneziumi është një element…
By
Redaksia
3 Min Read
Nga sëmundjet ngjitëse mbi 60 të vdekur brenda një viti
Nga sëmundjet ngjitëse në Kosovë, gjatë vitit 2016, sipas Entit të Statistikave janë shënuar 64…
By
Redaksia
3 Min Read
Ushqehuni sipas grupit të gjakut që keni
Njerëzit pasqyrojnë zakone specifike të të ngrënit, të cilat janë të lidhura ngushtësisht edhe me…
By
Redaksia
2 Min Read
