NATO nuk zvogëlon trupat në Kosovë

Alenaca Veriatlantike nuk do të zvogëlojë numrin e ushtarëve në Kosovë, të cilët shërbejnë në kuadër të misionit paqeruajtës të KFOR-it. Lajmin e ka bërë të ditur sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, pas takimit të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel.

“Në Kosovë, nuk kemi plane të zvogëlojmë praninë e trupave në të ardhmen e afërt. Siç e dini, ne kemi ambicie që gradualisht të reduktojmë forcat tona atje, nëse situata e sigurisë vazhdon të përmirësohet. Por, për shkak të situatës së paqëndrueshme që kemi parë gjatë 12 muajve të fundit, ne kemi shtyrë vendimin për reduktimin e trupave tanë në Kosovë”, ka thënë Rasmussen para gazetarëve.

Rasmussen u është referuar kryesisht incidenteve në veri të Mitrovicës, që kanë pasuar aksionin e Qeverisë së Kosovës, në korrik të vitit 2011, për të futur nën kontroll pikat kufitare 1 dhe 31.kohaislame

Artikulli paraprakKërkohet ndihmë për gjetjen e 16-vjeçarit Albert Shala
Artikulli vijuesGuatemalë, guximi i një 6-vjeçari