Gjermani, operacion ndaj një organizate e cila kishte planifikuar sulme ndaj xhamive

0
154
Në kuadër të operacionit janë arrestuar 4 persona
 
 Prokuroria e Përgjithshme Federale e Gjermanisë njoftoi se kanë ndërmarrë një operacion në shkallë vendi ndaj organizatës terroriste ekstreme të krahut të djathtë ”Oldschool Society”, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Në një deklaratë me shkrim nga Kryeprokuroria theksohet se në kuadër të operacionit janë arrestuar 4 persona, ku njëra prej tyre është femër dhe dyshohet se po planifikonin sulme ndaj xhamive dhe kampeve të refugjatëve.
 
Sipas deklaratës theksohet se në rajonet Westfalen Veriore, Bavaria, Rheiland Pfalz, Saksonia dhe Mecklenburg-Vorpommern janë kryer kontrolle në disa shtëpi, ku pretendohen se i përkasin organizatës dhe se janë sekuestruar disa materiale nën cilësinë e provës. Gjithashtu gjatë kontrolleve janë sekuestruar edhe një sasi e lëndëve eksplozive.
 
Kryeprokuroria gjithashtu ka theksuar se anëtarët e organizatës terroriste kishin planifikuar sulme ndaj xhamive dhe kampeve të refugjatëve dhe se hetimet janë në vazhdim për të marrë informacion në lidhje me kohën dhe mënyrës se si do të kryheshin sulmet.
 
Njoftohet se të arrestuarit janë qytetarët gjermanë Andreas H., Markus W., Denise Vanessa G., dhe Olaf O. dhe se ata akuzohen për anëtarësim në organizatë terroriste. Organizata e cila theksohet se është themeluar në vitin 2014  drejtohej nga Andreas H. dhe Markus W.
 
Pritet që të dyshuarit e arrestuar të gjykohen në ditët në vijim. Kryeprokuroria njoftoi gjithashtu se në këtë operacion kanë qenë të angazhuar 250 policë.