Gjermani, partia e ekstremit të djathtë miraton politikat anti-Islam

Partia e ekstremit të djathtë në Gjermani, Alternativa për Gjermaninë, ka miratuar disa politika anti-Islam. I vetmi delegat i cili kërkoi që të ketë më shumë bisedime me grupet islame, lokale, u vërshëllye

Delegatët në konferencën e partisë miratuan ndalimin e mbajtjes së burkës si dhe shpallën të paligjshme minaret në Gjermani, dukë thënë se Islami “nuk është pjesë e Gjermanisë”.

Ndërkohë, qindra protestues të krahut të majtë u përpoqën të pengojnë njerëzit të merrnin pjesë në konferencën e kësaj partie.

Forcat e policisë, të cilat rrethuan qindra protestues, përdorën spraj djegës në drejtim të turmës. Rreth 1000 agjentë u kujdesën për të ruajtur sigurinë.

Ndërkohë, disa hakerë publikuan të dhënat e mbi 2000 anëtarëve të partisë Alternativa për Gjermaninë në një faqe interneti të krahut të majtë.

Artikulli paraprakNjë çoban nga Turqia bëhet miliarder në SHBA
Artikulli vijuesMorali i besimtarit