Një çoban nga Turqia bëhet miliarder në SHBA

Hamdi Ulukaya nga provinca e Anadollisë në Turqinë Lindore, është ‘Çobani’ që shkoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të prodhuar dhallë. Për më pak se gjashtë vjet, ai u bë miliarder.

Hamdi Ulukaya lindi më 1972 në Erzincan të Turqisë Lindore, në një familje që kishte një fermë të qumështit. I studioi shkencat politike në Universitetin e Ankarasë, ndërsa më 1994 shkoi në SHBA për ta mësuar anglishten. Tre vjet pas ardhjes së tij, i nisi studimet e menaxhmentit, e më vonë u hodh në biznes.

Në fakt, ajo çfarë e shqetësonte atë kur kishte shkuar në SHBA, ishte cillsia e keqe e dhallit që e konsumonin amerikanët.

“Dhalla është shumë e hollë, shumë e ëmbël… parodi, mashtrim i pastër”, tha Hamdiu për “BusinessWeek”, duke krahasuar atë jogurt amerikan me atë të vendit të tij, që është i trashë dhe i kripur.

Pas kësaj, ai për veten e tij nisi të prodhonte produkte qumështi, që më vonë i shiste edhe në disa dyqane të vogla. Më 2005, gjiganti Kraft Foods vendosi të mbyllë fabrikën e vet të dhallës. Atëherë ai vendosi ta blejë, siç thotë ai, për pak para, dhe ta niste prodhimin e tij.

Fabrikën e quajti Chobani (Çobani). Ata testuan qindra receta të dhallës, derisa nuk e gjetën të duhurën.

Tasat e parë të dhallës së re – nga shiritat lëvizës tek raftet e shitoreve – dolën më 2007. Shumë shpejt, krahas dhallës së rëndomtë filluan të prodhonin e shisnin edhe kos frutash, me pjeshkë, luleshtrydhe, boronica dhe fruta të tjera.

Më 2011, fabrika e tij ka shitur për një javë 1.2 milionë tasa me dhallë, ndonëse ai i kishte vënë vetes qëllimin të arrijë të shiste 1 milionë tasa në javë.

Gjashtë vjet më parë fabrika e tij kishte qarkullim të mjerë, por më 2012, sipas të dhënave të Bloombergut, fabrika kishte 1.1 miliardë të hyra, ndërsa dhalla “Çoban” tani është më i shituri në SHBA. Çdo e katërta dhallë që e hanë amerikanët, del pikërisht nga fabrika “Chobani”.

Artikulli paraprakKumbullat e thata luftojnë arterosklerozën
Artikulli vijuesGjermani, partia e ekstremit të djathtë miraton politikat anti-Islam