Gjermani, sulm ndaj një gruaje me mbulesë dhe vajzës së saj

BERLIN (AA) – Një person në qytetin Mynih të Gjermanisë ka sulmuar një grua dhe vajzën e saj me mbulesë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën nga policia e Mynihut thuhet se një person i moshës 38-vjeçare fillimisht ka gjuajtur me pecetë ndaj një gruaje të mbuluar të moshës 46-vjeçare dhe vajzës së saj të moshës 17-vjeçare derisa ndodheshin në metro, ndërsa më pas i ka fyer rëndë ato.

Po ashtu mësohet se gjatë incidentit sulmuesi ka thënë se i urren muslimanët dhe se duhet që dy gratë të kthehen në vendet e tyre. Më pas, ai ka ecur drejt dy viktimave dhe ka goditur me shuplakë vajzën, ndërkohë që nuk ka arritur ta godasë të ëmën e saj.

Artikulli paraprakErdogan: Bota s’i ka dalë dot për zot vlerave humanitare e ndërgjegjësore
Artikulli vijuesBombardohet spitali në Alepo, 14 të vdekur