Burundi njeh Republikën e Kosovës

0
155

Pacolli njofton për njohjen e Kosovës nga Burundi

Republika e Burundit është shteti i radhës i OKB-së që e njeh Republikën e Kosovës, si shtet të pavarur dhe sovran.
Nota verbale e njohjes i është dorëzuar zëvendëskryeministrit të Kosovës, z.Behgjet Pacolli nga ministri i punëve të Jashtme të Burundit z. Laurent Kavakure, në kryeqytetin e këtij shteti, Bujumbura.

Republika e Burundit është shteti i parë i vendeve anëtare të SADC dhe Afrikës lindore që njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës.
Siç njofton zyra e zëvendëskryeministrit Pacolli, njohja nga ky shtet është e rëndësishme edhe për faktin se është thyer akulli tek këto vende të cilat kultivojnë marrëdhënie të mira me vendet si Rusia, Kina dhe India që kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës.

“Gjithashtu, në këtë pjesë të Afrikës, edhe lobimi serb është shumë i angazhuar veçanërisht në sferën ekonomike.Në kontekst të kësaj edhe angazhimi i fundit i zëvendëskryeministrit Pacolli në këtë pjesë ka qenë shumë intensiv”, thuhet në njoftimin e zyrës së zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli.

Gjatë turneut dy javorësh, z.Pacolli ka vizituar disa herë Zambinë, Burundin, Ruandën, Tanzaninë, Kenyan dhe Sudanin e Jugut.kohaislame