Gjermania ashpërson kontrollin për pilotët

Sipas ligjit të ri kompanitë ajrore zotohen të kontrollojnë pilotët para fillimit të ndërrimit të tyre, me qëllim që të vërtetohet se nuk janë nën ndikim të alkoolit apo substancave tjera psikoaktive

Bundestagu gjerman mori vendim për ashpërsimin e kontrollit ndaj pilotëve, për të vërtetuar nëse kanë konsumuar alkool dhe drogë.

Parlamentarët e morën këtë vendim, nisur nga fakti se para një viti bashkëpiloti i avionit Germanwings rrëzoi qëllimisht avionin në malet e Alpeve franceze, raporton Anadolu Agency (AA).

Mediat gjermane raportojnë të enjten se sipas ligjit të ri kompanitë ajrore zotohen të kontrollojnë pilotët para fillimit të ndërrimit të tyre, me qëllim që të vërtetohet se nuk janë nën ndikim të alkoolit apo substancave tjera psikoaktive.

Po, ashtu do të vendosen kontrolle të paparalajmëruara. Bashkëpiloti Andreas Lubitz më 24 mars të vitit 2015 mbylli kapitenin jashtë kabinës së pilotit në fluturimin 9525 të Germanwings-it dhe me qëllim e vendosi kursin e aeroplanit për t’u përplasur në male. Të gjithë 150 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit, mes të cilëve edhe Lubitz, humbën jetën.

Artikulli paraprakFMN: Të sigurohet qëndrueshmëria afatgjate e financave publike
Artikulli vijuesVelanoski nënshkruan vendimin e shpalljes së zgjedhjeve më 5 qershor