Opozita siriane kritikon Perëndimin

Grupi kryesor opozitar sirian ka thënë se ka refuzuar ftesat për të vizituar Moskën dhe Uashingtonin.

Përmes një deklarate, Koalicioni Sirian Kombëtar tha se këtë veprim e ka marrë në shenjë proteste ndaj mungesës së reagimit ndërkombëtar, ndaj asaj që e ka quajtur shkatërrrim sistematik të qytetit antik të Alepos nga sulmet raktetore siriane.

Koalicioni tha se ka pezulluar pjesëmarrjen në konferencën “Miqtë e Sirisë” që mbahet në Romë në muajin e ardhshëm si shenjë proteste ndaj vrasjes së qindra civilëve.

Deklarata vjen derisa raportohet për sulme të reja në Alepo.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeiut tha se të paktën 29 njerëz janë vrarë dhe 150 janë plagosur./bs/kohaislame

Artikulli paraprak(Video) Deputeti britanik: Unë nuk debatoj me izraelitë
Artikulli vijuesSmilkovc, u vendos gurthemeli i kishës