Ministri i mbrojtjes i Anglisë ka thënë se partnerët kryesorë të Londrës janë Gjermania dhe Franca.
Majkëll Falon në një intervistë dhënë gazetës gjermane Frankfurter Allgemeine ka thënë: Nga Gjermania kërkojmë që të luajë rol si një partner kryesor në zgjidhjen e krizave dhe kërcënimeve që bëhen ndaj sigurisë.
Ai Gjermaninë dhe Francën i cilësoi motorët kryesorë të Bashkimit Evropian dhe tha se këto dy vende mund të vazhdojnë të jenë partnerët kryesorë të Anglisë.
Sot ministri i mbrojtjes i Anglisë do të zhvillojë një takim me Ursula von der Leyen ministren e mbrojtjes së Gjermanisë me të cilët do të diskutojë mbi sulmet ajrore në Libi.
Ministri i mbrojtjes i Anglisë në një pjesë tjetër të intervistës së tij foli mbi krizën në Siri dhe tha: Sa i përket zgjidhjes së krizës siriane, nga Vladimir Putin kërkojmë të luajë të njëjtin rol që luajti në zgjidhjen e çështjes së programit bërthamor të Iranit.