Protestat e kundërshtarëve të qeverisë puçiste në Egjipt

Njëkohësisht me 5 vjetorin e revolucionit të 25 janarit në Egjipt, në shumë provinca të Egjiptit, opozitarët e qeverisë puçiste kanë organizuar protesta masive.

Sot më 25 janar që përkon me përvjetorin e pestë të revolucionit të Egjiptit, që çoi në rrëzimin e diktatorit egjiptian Hosni Mubarak në vitin 2011, në shumë provinca të vendit janë organizuar protesta.
Në qytetin Aleksandria shumë kundërshtarë të qeverisë puçiste të ushtarakëve, janë ngritur në protesta me kërkesën e rikthimit të revolucionit për të rrëzuar qeverinë aktuale, me kërkesën për të liruar të burgosurit politikë dhe për të dënuar të gjithë ata funksionarë që janë implikuar në vrasjen e protestuesve.
Në provincën Kofer’sheik, protestuesit kanë kërkuar rikthimin e Muhamed Morsit në pushtet, ish presidentit që u rrëzua nga ushtria.
Ata gjithashtu kërkuan pastrimin e organit të policisë, gjyqësorit dhe pastrimin e medias nga armiqtë e revolucionit. Protestat janë bërë me thirrjen e grupeve opozitare të Egjiptit si Aleanca Kombëtare në mbështetje të legjitimitetit.
Artikulli paraprakVIDEO – A lejohet me përdor dorëza që jan nga lëkura e derrit
Artikulli vijuesGjermania dhe Franca partnerët kryesorë të Anglisë