Gjermania pret 300 mijë emigrantë këtë vit

Gjermania pret ardhjen e 250.000 deri në 300.000 emigrantëve këtë vit, tha kreu i Zyrës Federale për Migrim dhe Refugjatë Frank-Jurgen Weise, raporton AA.

Weise për gazetën Bild deklaroi se Zyra e tij do të ketë probleme nëse në vend vjen një numër i madh i njerëzve, por ka shtuar se është i bindur se numri i emigrantëve të rinj të ardhur do të mbetet në kuadër të numrit të paraparë.

Më shumë se një milion refugjatë dhe emigrantë nga vendet e Lindjes së Afërt, Afganistani dhe Afrika kanë ardhur në Gjermnai vitin e kaluar.

Artikulli paraprakAi kurban që prehet para bajramit nuk quhet kurban.
Artikulli vijuesFillon viti i ri shkollor në Palestinë, gëzim tek fëmijët përkundër kushteve të kufizuara për mësim