Autopsia përjashton mundësinë për vetvrasje

0
171

Autopsia e trupit të Dino Asanajt duket se do të hedh poshtë mundësinë e vetëvrasjes, meqë ekzaminimi i parë tash ka treguar se i ndjeri ka më shumë goditje me thikë se që do të ishte e mundur po të ishte vetëvrasje.

“Së paku shtatë plagë nga thika janë evidentuar në trupin e Asanajt”, ka thënë një burim i sigurt për gazetën.

Burimi i afërt me procesin e autopsisë, ka lënë të kuptohet se numri i plagëve përjashton vetëvrasjen si mundësi. Megjithatë, burimi ka thënë se duhet pritur të kryhet autopsia dhe të dalë raporti zyrtar për të pasur një konkludim definitiv për rastin./albtime/kohaislame