Pa migrim nga jashtë, potenciali i rekrutimit të fuqisë punëtore në vitin 2050 do të binte në 29 milionë nga 45 milionë sa është sot.
Për të siguruar vazhdimësinë e potencialit për rekrutim të fuqisë së punës si dhe për sigurimin e mirëqenies në vend, Gjermania deri në vitin 2050 ka nevojë për pesëqindmijë migrantë në vit. Këtë shifër e ka nxjerrë një studim i realizuar nga fondacioni gjerman Bertelsmann, i publikuar këto ditë.
Faktori kryesor që ka shkaktuar këtë gjendje është ai demografik, transmeton albinfo.ch studimin në fjalë.
«Ne (gjermanët) po bëhemi gjihnjë më të vjetër dhe po mbetemi gjithnjë më pak. Pa migrim nga jashtë, potenciali i rekrutimit të fuqisë punëtore në vitin 2050 do të binte në 29 milionë nga 45 milionë sa është sot. Dhe kjo nënkupton një kthim mbrapa ose një ulje prej rreth 36 për qind ka thënë Matthias M. Maer nga fondacioni Bertelsmann.
Tëkurrja e shpejtë e potencialit të fuqisë punëtore mund të sjellë probleme serize në vend. Veç tjerash do të rrezikohej financimi i sistemeve të sigurimit social