I madh në fushë por tregon madhështinë e tij edhe jashtë saj. Fjala është për mbrojtësin e Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj.
Mavraj është rikthyer në Shqipëri pasi është grumbulluar nga De Biasi për dy ndeshjet miqësore që Shqipëria do t’i luajë ndaj Austrisë dhe Luksemburgut.
Istogasi iu ka bashkuar fushatës ‘Fundjavë ndryshe’, për t’i ndihmuar familjet skamnore në Shqipëri.
Faqja ‘Fundjavë ndryshe’ në rrjetin social Facebook ka postuar foto ku shihet Mavraj me qese në duar duke u dhuruar ushqim familjeve në nevojë.
Ky gjest i Mërgimit është përshëndetur dhe është lavdëruar shumë në rrjetet sociale nga tifozët shqiptarë, transmetonTelegrafi.