Muhamed Ali i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm, përveç se ishte boksier legjendar, ai ka qenë edhe besimtar i devotshëm mysliman.
Si i suksesshëm në karrierë, Muhamed Alisë i takonte edhe pllaka e tij në rrugën “Walk of Fame” të Hollywood’it.
Mirëpo ylli i tij në sheshin e të famshmëve dallon nga të tjerët.
Pllaka e tij është vendosur në mur, e jo në tokë.
Kjo për shkak se Muhamed Ali refuzoi që ylli i tij të shkelet nga njerëzit, pasi ai barte emrin e profetit Muhamed dhe ai nuk mund të lejonte një gjë të tillë.