![BELGIUM-EU-FUELE-IVANOV](https://kumti.com/wp-content/uploads/2018/01/george-ivanov-696x464.jpg)
Pas refuzimit të presidentit Gjorge Ivanov për ta nënshkruar Ligjin për përdorimin e gjuhëve, për më 29 janar është caktuar seanca plenare ku do të votohet sërish nga deputetët e Kuvendit të Maqedonisë.
Presidenti Ivanov ka theksuar se gjatë sjelljes së këtij ligji është keqpërdorur flamuri evropian, që me shumicë të thjeshtë të sillet Ligji për përdorimin e gjuhëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Mosnënshkrimin e Ligjit të gjuhëve presidenti Ivanov e arsyeton me 14 faqe, të cilat i ka dorëzuar tek deputetët.
Propozim-ligji për përdorimin e gjuhëve u votua më 11 janar dhe përmban 25 nene. Ndërsa nëse më 29 janar votohet sërish, atëherë presidenti nuk ka të drejtë ta kthejë, por duhet ta nënshkruajë.