Është sulmuar patrulla e Policisë dhe EULEX-it në veri

Grupe kriminale në veri kanë sulmuar sot në fshatin Varage afër Zubin Potokut dy automjete, njëra e Policisë së Kosovës dhe tjetra e EULEX-it të cilat po patrullonin në atë zonë.

Një pjesëtare e Policisë së Kosovës e përkatësisë etnike serbe që ndodhej në automjet ka pësuar lëndime dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Sulmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, Avni Zahiti.
“Rreth orës 9:00 persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në Varage, në momentin kur po patrullonin dy automjete, njëra e EULEX-it dhe tjetra e Policisë së Kosovës, të cilat zakonisht vëzhgojnë së bashku në këtë zonë. Me këtë rast është lënduar lehtë një police, por jo nga të shtënat me armë, por ka pësuar gërvishje nga xhamat e automjetit”, ka thënë Zahiti. Sipas tij, pas ofrimit të ndihmës në ambulanten e Zubin Potokut, policja është lëshuar në shtëpi./BS/kohaislame

Artikulli paraprakTërmet në Kinë, mbi 20 të vdekur
Artikulli vijuesWindows 7 tejkalon Windows XP-në