Gjuajtësit britanik u ngritën në ajër ngase në një aeroplan pakistanez një udhëtar sillej pavend

Gjuajtësit britanikë u ngritën në ajër dhe e shoqëruan avionin e “Pakistan International Airlines”, të drejtuar për në aeroportin “Stanstead” pranë Londrës, për arsye sigurie, raporton “Sky News”.

Avioni i linjës ishte ridrejtuar nga Aeroporti i Manchester, vë në dukje kanali televiziv pa dhënë detaje të mëtejshme. 

Megjithatë më vonë njoftohet se: incidenti me aeroplanin nga Pakistani, i cili u ul pranë Londrës i shoqëruar nga gjuajtësit britanikë të Forcave Ushtarake Ajrore, nuk ka lidhje me kërcënimin terrorist.

Avioni i linjës me 297 pasagjerë në bord, i cili po fluturonte nga Lahore për në Mançester, u devijua për në aeroportin “Stanstead” për arsye sigurie. Policia njofton se piloti informoi kontrolluesit mbi sjelljen e pavend të njërit prej udhëtarëve.

Artikulli paraprakÇlirimtarët sirianë sulmuan sërish burgun në Aleppo
Artikulli vijuesPëllumbi më i shpejtë në botë u shit për 400.000 $