Gjumi në fillim të ditës (pas namazit të sabahut).

Gjumi në fillim të ditës (pas namazit të sabahut).

Nuk pëlqehet gjumi në fillim të ditës sepse ajo kohë është e bereqetshme për punë siç thotë profeti -alejhi selam-

“I është dhënë bereqeti ymetit tim në sabahun e hershëm” e transmeton Taberani dhe e saktëson sheikh Albani.

Kalimi i kësaj kohe në gjumë dmth ikja e këtij bereqeti i cili nuk gjendet veçse në këtë kohë prandaj dhe një prej sahabeve që quhet Khauuat bin Xhubejr -radiallahu anhu- thoshte:

“Gjumi në fillim të ditës është injorancë, ndërsa në mes të ditës është adet i mirë ndërsa në fund të ditës është budallallëk” e transmeton Buhariu jashtë librit të saktë dhe e saktëson sheikh Albani.

Perktheu Dr. Abdullah Nabolli

Artikulli paraprakEdukata e ngrënies
Artikulli vijues6 kushtet e kafshës apo shpendit të gjahut në mënyrë që të konsiderohet i lejuar: