Gjykata e Egjiptit mori vendimin për lirimin e Hosni Mubarak

Gjykata e Egjiptit vendosi të lirojë nga burgu ish-Presidentin e vendit, Hosni Mubarak, i cili mbahet i ngujuar në lidhje me çështjen e vrasjes së protestuesve paqësore gjatë trazirave masive të vitit 2011. Megjithatë, Hosni Mubarak nuk mund të dalë në liri, pasi ndodhet nën hetim në lidhje me disa çështje penale të lidhura me korrupsionin.

Vitin e kaluarën Hosni Mubarak u dënua me burgim të përjetshëm për përfshirje në vrasjen e pjesëmarrësve në protestat anti-qeveritare. Megjithatë, pas apelit për shkak të një sërë shkeljesh procesuale, gjykata vendosi ta marrë në rishqyrtim çështjen.

Artikulli paraprakBashar Al-Assad nënshkroi dekretin për amnistinë e përgjithshme
Artikulli vijuesHakmarrja e Natalisë, do të rrëfejë gjithçka që di